Kampioni në fuqi i Italisë ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka fituar 2-0 ndaj Qarabagut, në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.
Pas një pjese të parë pa gola, Napoli shënoi dy të tillë në pjesën e dytë.
Ishte Scott McTominay që shënoi për 1-0 në minutën e 65-të, pasi para nëntë minutash Rasmus Hojlund e kishte humbur penalltinë.
Për 2-0 shënoi Jankovic i Qarabagut në portën e tij.
Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës e kompletoi ndeshjen, duke u vlerësuar me notën 7.1 nga “Flashscore”.
Me këto tri pikë, Napoli shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e 18-të, aq sa ka edhe Qarabagu në pozitën e 16-të.
Mgid