Më 25.11.2025, në orën 01:30, gjatë ndërmarrjes së masave dhe veprimeve nga nëpunës policorë të NJPB Gostivar në një objekt hotelerie në f. Dobridol të Gostivarit, ishin gjetur 13 persona femra, prej të cilave nëntë ishin shtetase kolumbiane dhe katër shtetase maqedonase. Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetaset e huaja P.C.D.M. (32), D.J.J.R. (28), H.M.M.L. (23), O.K.E. (34), Z.M.A.M. (24), H.B.K.V. (20), J.N.V. (26), L.S.J.R. (26), P.M.M.M. (32), të gjitha nga Kolumbia u ndaluan, kundër tyre u ngritën kallëzime, ndërsa Gjykata Themelore e Gostivarit u caktoi masën e ndalimit për hyrje në RMV në kohëzgjatje prej një vjet dhe gjobë me të holla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume