Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shprehur dhimbjen e tij pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

“Lamtumirë, Shpat, lamtumirë shok! Koha u ndal për ty sot, por muzika jote do të vazhdojë të jetojë,” ka shkruar Meidani.

Vdekja e Shpat Kasapit ka tronditur fansat dhe komunitetin muzikor, ndërsa mesazhet e ngushëllimeve nga figura publike dhe artistë vazhdojnë të mbërrijnë./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume