Ronaldo habit botën: Futbolli nuk mjafton më – CR7 hyn zyrtarisht në MMA
Cristiano Ronaldo ka hyrë zyrtarisht në botën e arteve marciale të përziera, duke u bërë aksionar i Way of Warrior FC (WOW FC), organizata spanjolle e MMA-së ku ndodhet edhe kampioni i UFC-së, Ilia Topuria.
Ylli 40-vjeçar e cilësoi MMA-në si sport që mishëron “disiplinë, respekt, rezistencë dhe kërkim të përsosmërisë”.
Ronaldo u shpreh krenar për këtë partneritet, i cili synon të çojë MMA-në në një nivel të ri dhe të frymëzojë brezin e ri të sportistëve.
Edhe Topuria e quajti bashkimin e CR7 me WOW FC një moment historik për sportin.
Ky hap vjen në një periudhë kur portugezi ka folur hapur për afrimin e tij me pensionimin, duke pranuar se “dita po vjen së shpejti”, por se është i përgatitur për të.
WOW FC, me qendër në Madrid, vazhdon zgjerimin global, teksa eventet e radhës zhvillohen më 28 nëntor (WOW 24) dhe 23 dhjetor (WOW 25). Ndërkohë, Ronaldo vazhdon të zgjerojë portofolin e tij të bizneseve, duke përfshirë hotele, palestra dhe markën globale CR7.