Portieri i Kosovës, Visar Bekaj, është larguar nga Hatayspori, skuadra që garon në Kategorinë e Dytë të Turqisë.

Bekaj ka bërë të ditur largimin nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Me Hataysporin, portieri 28-vjeçar nga Prishtina kishte kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Por me marrëveshje ka përfunduar bashkëpunimin me klubin turk.

“Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluara! Ka qenë nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë skuadre të shkëlqyer. Falënderime të veçanta për tifozët dhe stafin e trajnerëve për mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës time këtu.
I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar Bekaj të hënën.

Bekaj më herët ka luajtur për Ramiz Sadikun, Prishtinën dhe Tiranën. Ai është portier i tretë i Kosovës. Ftohet rregullisht nga viti 2020.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com