Mesfushori i Flamengos, Jorginho ka arritur diçka, që askush prej ‘kolegëve’ të tij s’e ka bërë deri më tani në futboll.
Italiani është bërë futbollisti i parë në histori që e fiton EURO-n, Ligën e Kampionëve dhe Copa Libertadores.
Këtë të fundit, ai e fitoi të shtunën, duke fituar ndaj Palmerias me shifrat prej 1-0. Vendimtar ishte goli i Danilos, i shënuar në minutën e 67-të.
Mesfushori i njohur e ka fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21 me Chelsean, kur e kishin mposhtur Manchester Cityn 1-0.
Ndërkohë, EURO-n e fitoi po të njëjtin vit, më 2021, me Italinë ndaj Anglisë në finale.
90’ minutat mbylleshin me rezultat të barabartë 1-1, teksa Italia fitonte në penallti.
Jorginho më herët në Evropë ka luajtur për Arsenalin, Chelsean, Napolin dhe Veronan.