Araujo kërkon nga Barcelona që t’i japë kohë për t’u rikuperuar psikologjikisht
Ronald Araujo po kalon në momente të vështira te Barcelona.
Pas disa gabimeve në fushën e lojës, si kartoni i kuq i marrë në ndeshjen ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve, kanë ndikuar negativisht në jetën e mbrojtësit uruguajan.
Sipas raportimeve nga Spanja, ai i ka kërkuar klubit që t’i japë kohë për t’u rikuperuar mendërisht.
“Ronald Araújo i ka kërkuar klubit t’i japë kohë për t’u rikuperuar mendërisht dhe psikologjikisht nga presioni i madh që po përjeton. Klubi ka pranuar menjëherë, pasi beson se prioriteti kryesor është rikthimi i qartësisë mendore dhe psikologjike të lojtarit”, raporton “Mundo Deportivo”.
Të gjitha burimet e nevojshme janë vënë në dispozicion për ta mbështetur atë nga klubi.
“Kërkesa nuk ka një datë të caktuar përfundimi, sepse në raste të tilla është e pamundur të përcaktohet një afat i saktë për rikthimin”, vazhdon raportimin mediumi spanjoll.