Lajme aspak të mira për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha.

Në takimin e javës së 15-të të kampionatit kroat, teksa Dinamo Zagreb mposhti 2 – 0 Gorican, anësori kuqezi ka pësuar dëmtim “horror”.

Në fundin e takimit, konkretisht në minutën e 86-të, futbollisti shqiptar merr goditje të dhunshme nga mbrapa.

Për të kuptuar shkallën e dëmtimit, mjafton të përmendim faktin se shqiptari u largua nga fusha me barelë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume