Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Me dy vota për, dy kundër dhe shtatë absentime, KQZ-ja nuk e certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe votuan për, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.

Anëtarët nga partitë e tjera abstenuan.

KQZ-ja edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e kishte ceritifikuar Listën Serbe. Por Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte urdhëruar KQZ-në ta certifikonte partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Pavarësisht ankesës së LVV-së në Gjykatën Supreme, Lista Serbe kishte marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume