Ndeshje tjetër për Juventusin, fati i njëjtë për Edon Zhegrovën.

Ylli dardan ka mbetur përsëri në bankën rezervë, duke mos nisur ndeshjen nga fillimi, as ndaj Udineses në kuadër të Kupës së Italisë.

Që nga transferimi i tij te Juventusi në ditën e fundit të afatit të kaluar të verës, Zhegrova nuk e ka nisur asnjë ndeshje nga fillimi.

Deri më tani, ylli i kombëtares së Kosovës ka luajtur vetëm 89 minuta në gjashtë ndeshje me Juventusin – tri në Serie A e tri në Ligën e Kampionëve.

FORMACIONI I PLOTË I JUVENTUSIT:

Di Gregorio; Kalulu, Gatti, Kelly; Cambiaso, Miretti, Koopmeiners, Cabal; McKennie, Yildiz; David.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com