Sparta Praha ka siguruar kalimin në raundin tjetër të Kupës së Çekisë, pas një fitoreje me rezultat 2-1 në transfertë ndaj Artis.

Skuadra mysafire kaloi e para në epërsi në minutën e 27-të me golin e John Mercados, por vendasit barazuan pak para fundit të pjesës së parë me anë të Quadri Adebayo Adediran.

Në pjesën e dytë, kur dukeshin se gjërat po përfundonin baras, në skenë doli Albion Rrahmani, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 89-të, duke vulosur fitoren e Sparta Praha 2-1 dhe kualifikimin tutje.

Ky gol ishte i veçantë për sulmuesin kosovar, i cili kishte kaluar një periudhë pa shënuar, dhe tashmë shpresohet se do t’i rikthejë ritmin normal sulmit të skuadrës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume