Manchester United ka barazuar 1–1 ndaj West Ham United në ndeshjen e Premierligës, duke humbur mundësinë për të marrë tri pikë të rëndësishme në garën për vendet e para.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa ritmi u rrit ndjeshëm në fraksionin e dytë. United kaloi në epërsi në minutën e 58-të, kur Diogo Dalot realizoi një gol të bukur pas një aksioni të ndërtuar mirë nga krahu i djathtë.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk arritën ta menaxhonin avantazhin. Në minutën e 84-t, West Hami arriti të rikthehej në lojë përmes Magassa, i cili shfrytëzoi një moment të pasigurisë në mbrojtjen vendasve dhe barazoi rezultatin në 1–1.
Ky rezultat lë Manchester United në vendin e 8-të në tabelë me 22 pikë, ndërsa West Hami, që po lufton për t’i shpëtuar zonës së rrezikshme, qëndron në poziten e 18-të me 12 pikë.
Ndeshja u mbyll me pak raste në minutat e fundit, teksa të dyja skuadrat u detyruan të pajtohen me nga një pikë. United mbetet nën presion për t’u rikthyer te fitoret, ndërsa West Hami merr një rezultat të vlefshëm në luftën për mbijetesë.