Kosova është vlerësuar si një histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin e Organizuar 2025, duke shënuar përmirësim të dukshëm në krahasim me vitin 2021.

Kështu thotë kryeministri në detyrë, Albin Kurti – sipas raportit ndërkombëtar, duke vlerësuar se vendi ka avancuar për 34 pozicione dhe është renditur si shteti me nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon.

Kurti këtë rezultat e ka cilësuar si tregues të angazhimit institucional për luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit.

“Indeksi Global mbi Krimin e Organizuar 2025, në të cilin jemi përmirësuar për 34 vende në krahasim me vitin 2021, vlerëson Kosovën si shtetin me nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon. Tregues i qartë i angazhimit të përbashkët për luftim të krimit të organizuar, forcim të sundimit të ligjit dhe besimit ndaj institucioneve të rendit. Ky indeks mbështetet e financohet edhe nga Bashkimi Evropian, Interpol dhe Departamenti Amerikan i Shtetit”, shkroi ai në Facebook.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com