Presidenti amerikan Donald Trump përjetoi një moment të sikletshëm në aeroplanin presidencial disa sekonda pasi u mburr për të.

79 vjeçari, po merrte pyetje nga gazetarët në bordin e Air Force One të martën, kur ndaloi për të qortuar median për trajtimin me kujdes të aeroplanit presidencial.

“Do të duhet ta trajtoni me kujdes atë gjë. Është një aeroplan qeveritar, por më pëlqen të kujdesem për të”, i tha ai një personi jashtë kamerës.

Vetëm disa sekonda më vonë, ai u godit nga dera e banjës ndërsa dikush po dilte. Trump fillimisht dukej i hutuar, por shpërtheu në një buzëqeshje kur kuptoi se çfarë po ndodhte.
“Oh, përshëndetje. Dikush është atje brenda”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura nga të tjerët në aeroplan.

“Dilni jashtë,” shtoi ai pasi trokiti, transmeton Telegrafi. Trump u largua nga dera për të folur me gazetarët ndërsa personi në banjo doli fshehurazi menjëherë pas tij.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com