Forcat e Armatosura Turke rrëzuan një mjet ajror pa pilot që po i afrohej hapësirës ajrore të tyre nga veriu mbi Detin e Zi.

Në një deklaratë, Ministria Turke e Mbrojtjes tha se avioni i paidentifikuar po monitorohej duke ndjekur të gjitha procedurat standarde.

“Për të siguruar sigurinë e hapësirës ajrore, avionët F-16 që i përkisnin forcave të NATO-s dhe forcave kombëtare ndërmorën një mision reagimi të shpejtë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume