Sot (16.12.2025) rreth orës 13:00 në Gostivar, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria shoferin H.M. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi se në orën 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, një kamion “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari. I.M. është transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër H.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume