Zëvendëskryeministri, Arben Fetai së bashku me UNODC dhe Iniciativën Rajonale Antikorrupsion (RAI), do të jetë nikoqir i panelit me rëndësi për vendin ku do të diskutohet për strategjitë gjithëpërfshirëse kundër korrupsionit.

“Aty do të flas për lidershipin e Qeverisë në zbatimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit, me fokus te mekanizmat konkretë të implementimit, koordinimi institucional dhe ndërtimi i besimit të qytetarëve”, njoftoi Fetai përmes një postimi në facebook.

Me temën “Formësimi i integritetit të së nesërmes”, CoSP11 do të trajtojë, ndër të tjera forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për rikthimin e aseteve të paligjshme, promovimin e integritetit në sektorin privat si dhe angazhimin më të madh të shoqërisë civile.

“Maqedonia e Veriut është zë aktiv në arenën ndërkombëtare për më shumë integritet dhe më shumë transparencë”, theksoi Fetai.

Në vazhdën e angazhimeve ndërkombëtare për forcimin e qeverisjes së mirë dhe luftën kundër korrupsionit, pas organizimit të suksesshëm në Shkup të forumit rajonal “Nga politika te impakti: avancimi i integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin Perëndimor”, sot ai udhëton drejt Dohës (Katar) për të pëfaqësuar vendin në Sesionin e 11-të të Konferencës së Shteteve Palë të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (CoSP11).

Ndryshe, Fetai për dallim nga paraardhësit e tij po i jep zë Maqedonisë së Veriut në arenën ndërkombëtare duke marr hapa konkret në luftën kundër korrupsionit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com