Një aksident ajror me pasoja tragjike është regjistruar pranë aeroportit të Tolucës në Meksikë, ku një avion privat u rrëzua në një zonë industriale, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave që ndodheshin në bord.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë edhe tre fëmijë të mitur, të cilët dyshohet se

i përkisnin së njëjtës familje: një djalë 4-vjeçar dhe dy vajza, përkatësisht 9 dhe 2 vjeçe. Në mesin e viktimave janë gjithashtu dy pilotët dhe pesë pasagjerë të rritur.

Avioni i tipit Cessna Citation III, i cili kishte nisur fluturimin nga Acapulco, u përplas rreth orës 12:30 me një depo industriale. Fillimisht autoritetet raportuan për gjashtë viktima, por më vonë bilanci u përditësua në dhjetë të vdekur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume