Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, është nderuar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës.

Ky vlerësim i jepet Meidanit për kontributin e tij të shquar në jetën akademike, shkencore dhe institucionale, si dhe për rolin e tij në forcimin e demokracisë, arsimit të lartë dhe mendimit intelektual në të gjithë trojet shqiptare veçanërisht në Maqedoni të Veriut.

Ceremonia e akordimit u zhvillua në ambientet e Universitetit të Tetovës, në prani të autoriteteve akademike, personaliteteve të jetës publike dhe përfaqësuesve të komunitetit universitar.

Me këtë titull, Universiteti i Tetovës vlerëson figurën dhe veprën e Rexhep Meidanit si një nga personalitetet më të rëndësishme të jetës akademike dhe politike shqiptare në dekadat e fundit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume