Është mirë kur Ballkani Perëndimor është në optikën e Bashkimit Evropian, kjo është inkurajuese për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, sepse në këtë mënyrë tregohet interesi për të ardhmen tonë të përbashkët, sepse Ballkani Perëndimor gjeografikisht i përket Evropës dhe është logjike që së bashku të integrohet brenda kornizës së BE-së.

Ne si shtet këtë e kemi merituar shumë kohë më parë, sepse rruga jonë ka filluar që para 25 vitesh, por për arsye që do t’i quaja artificiale ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane. Si shtet dhe si qeveri jemi të përkushtuar të realizojmë gjithçka që është e nevojshme në këtë proces, jo për shkak të vetë procesit, por para së gjithash për shkak të qytetarëve maqedonas, sepse ata e meritojnë këtë. Kështu kemi punuar deri tani dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, dhe presim që çështjet bilaterale të mos jenë pengesë për ne, por përkundrazi presim mbështetje nga fqinjët tanë për ambicien tonë për t’u bërë pjesë e BE-së. Dhe ajo që është më e rëndësishme, të vlerësohemi sipas arritjeve, e jo sipas çështjeve bilaterale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com