Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sot në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani.

Gjatë kësaj ceremonie, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i Prof. Dr. Meidanit në zhvillimin e dijes dhe të demokracisë, si dhe roli i tij i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mbarëkombëtar dhe në mbështetjen e vazhdueshme ndaj arsimit dhe institucioneve akademike shqiptare, njofton TS.

Ali Ahmeti theksoi se Universiteti i Tetovës përfaqëson një nga shtyllat kryesore të emancipimit intelektual dhe kombëtar të shqiptarëve, ndërsa figura të shquara si Akademik Rexhep Meidani mbeten frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Universiteti i Tetovës po shënon 31 vite nga themelimi i tij, duke vazhduar misionin e ndërtimit të dijes, avancimit të arsimit të lartë dhe forcimit të identitetit akademik në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume