Manchester City ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Carabao Cup, pasi mposhti Brentfordin me rezultat të pastër 2-0, duke kontrolluar ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Skuadra e Pep Guardiolës gjeti golin e epërsisë në minutën e 32-të, kur Rayan Cherki shfrytëzoi një top të larguar nga mbrojtja dhe me një goditje të fuqishme nga distanca e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës, për 1-0.
Brentford kishte shansin më të mirë për të reaguar më herët, në minutën e 19-të, por James Trafford u tregua vendimtar, duke pritur me mjeshtëri goditjen e dënimit të Mathias Jensen.
Në pjesën e dytë, City shtoi presionin dhe vulosi fitoren në minutën e 67-të.
Savinho realizoi pas një aksioni individual, kur pas depërtimit në zonë dhe një devijimi nga mbrojtja, topi përfundoi në rrjetë për golin e dytë.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon rrugëtimin në kupë, ndërsa vëmendja tani zhvendoset te Premier League, ku pas tre ditësh “Qytetarët” do të presin West Ham në “Etihad Stadium”.