Një raketë balistike ruse, ”Oreshnik”, me kapacitet bërthamor është dislokuar në Bjellorusi, deklaroi sot presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko.

”Raketa balistike ruse ‘Oreshnik’, me kapacitet bërthamor, është dislokuar në Bjellorusi që nga e mërkura”, njoftoi sot presidenti Lukashenko, një aleat i Rusisë, gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp në Minsk.

“Oreshnik’ ka qenë në Bjellorusi që nga dje (e mërkurë)”, tha ai.

Në gusht, homologu i tij rus, Vladimir Putin, njoftoi se Moska kishte filluar prodhimin masiv të kësaj rakete të gjeneratës së fundit të aftë për të mbajtur një kokë bërthamore dhe deklaroi se Moska mund ta vendosë atë në Bjellorusi në vitin 2025.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume