Para fillimit të Kongresit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili po mbahet sot në Shkup në një prononcim për portalin TS , Sadulla Duraku theksoi se angazhimi politik nuk lidhet me pozitat, por me përkushtimin ndaj vendit, popullit dhe partisë.

“Nuk ka lidhje se ku është njëri. Njeriu duhet të jetë për vendin, për vatanin, për popullin e vet dhe për partinë e vet, të cilën e kemi themeluar nga ushtria çlirimtare kombëtare. Nuk ka rëndësi se çfarë pozicioni ka njeriu,” deklaroi Duraku.

Ai shtoi se kontributi dhe përgjegjësia ndaj idealit politik dhe kombëtar mbeten mbi çdo funksion personal, duke nënvizuar se angazhimi i vërtetë matet me veprime dhe jo me poste./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com