Në fjalimin e tij në Kongresin që po mbahet sot në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, paralajmëroi se Maqedonia e Veriut po përballet me sfida serioze që kërkojnë qasje të matur dhe vizion afatgjatë, raporton TS.

“Vendi ynë ndodhet para përballjeve serioze: emigrimi i të rinjve, pabarazia rajonale, rënia e besimit në institucionet dhe lodhja e shoqërisë nga politikat e zhurmshme dhe të paqëndrueshme,” tha Ahmeti.

Ai theksoi se eksperimentet politike, populizmi dhe politikat që relativizojnë stabilitetin janë rreziqe të mëdha për shtetin.

“Sot më shumë se kurrë, shtetit i duhet pjekuri politike dhe vizion afatgjatë,” u shpreh lideri i BDI-së, duke nënvizuar nevojën për politika të qëndrueshme që mbrojnë zhvillimin e vendit dhe sigurojnë të ardhme të sigurt për qytetarët.

Kongresi i BDI-së po shihet si një moment kyç për vendosjen e drejtimit të partisë dhe vizionit të saj politik në periudhën e ardhshme./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com