Në Kongresin e pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim që po mbahet sot në Shkup, kryetari i partisë, Ali Ahmeti, prezantoi katër rezoluta kryesore, të cilat sipas tij janë të domosdoshme për të konsoliduar shtetin, për të forcuar barazinë dhe për të nxitur zhvillimin e vendit, raporton TS.
- PËR PËRFORCIMIN E KARAKTERIT UNITAR TË SHTETIT
DHE KONSOLIDIMIN E BARAZISË FUNKSIONALE
2. PËR SHTETIN E SË DREJTËS, DREJTËSINË E PAVARUR
DHE RIKTHIMIN E BESIMIT NË INSTITUCIONE
3. PËR MARRËVESHJEN KOMBËTARE PËR PËRPARIM DHE ZHVILLIMIN E
QËNDRUESHËM TË VENDIT
4. PËR INTEGRIMIT EVROPIAN
“Këto katër rezoluta janë themeli për një Maqedoni të Veriut stabile, funksionale dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e saj,” tha Ahmeti, duke nënvizuar se BDI do të vazhdojë të jetë forca e unitetit, stabilitetit dhe integrimit europian.
Kongresi i BDI-së konsiderohet një moment kyç për drejtimin e partisë dhe vizionin politik për të ardhmen e vendit./TS