Njohësi i çështjeve politike, Mentor Nazarko, ka vlerësuar lart figurën e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke theksuar profilin e tij të ndërtuar në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Sipas Nazarkos, pavarësisht dyshimeve fillestare për paraqitjen e tij në ballafaqimin politik në Çair, Osmani arriti të dalë bindshëm dhe me performancë solide.
Nazarko nënvizon se ky rezultat tregon qartë se elektorati di të vlerësojë figura politike me përvojë institucionale dhe me peshë diplomatike.
“Populli i vlerëson figurat që kanë krijuar profil rajonal e ndërkombëtar”, shprehet ai, duke e cilësuar Osmanin si një politikan që ka tejkaluar kufijtë lokalë dhe ka përfaqësuar vendin me dinjitet në arenën ndërkombëtare.