Në Kongresin e Pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi është zgjedhur sekretar gjeneral i partisë.
Gjithashtu, Faton Ahmeti është zgjedhur nënkryetar i partisë, ndërsa nënkryetarë tjerë të BDI-së janë zgjedhur Bujar Osmani, Erkan Arifi, Arbana Pasholli dhe Arta Bilalli-Zendeli, raporton TS.
Kjo zgjedhje shënon një fazë të re për udhëheqjen e partisë, duke vendosur drejtuesit kryesorë që do të udhëheqin aktivitetet dhe strategjitë e BDI-së në periudhën në vijim.
Këshilli i ri i përgjithshëm i partisë sot në Kongres ka zgjedhur edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, ndërsa në të nuk janë shumë anëtarë të vjetër si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Ejup Alimi./TS