Shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmërojnë se diktatori rus, Vladimir Putin është i fokusuar në pushtimin e gjithë Ukrainës dhe “rikthimin” e vendeve që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik.

Ndër ta janë shtetet baltike, të cilat tani janë anëtare të NATO-s, shkruan reuters.

Pavarësisht përpjekjeve të negociatorëve për të ndalur luftën, Putin nuk ka asnjë qëllim ta përfundojë atë – në vend të kësaj, ai ëndërron të fitojë territore të reja.

Raportet e inteligjencës kundërshtojnë pohimet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe përfaqësuesve të tij, të cilët thonë se Putin dëshiron të përfundojë konfliktin.

Inteligjenca gjithashtu hedh poshtë deklaratat e Putinit se ai nuk paraqet kërcënim për Evropën.

Ndryshe, shefi i inteligjencës ukrainasve, Kyrylo Budanov ka deklaruar se Rusia do ta sulmojë vendet baltike deri në vitin 2027.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume