Mbrëmjen e sotme, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski mori pjesë në ceremoninë e komunitetit hebre në Shkup, për festën e Hanukës. Në postimin e tij në rrjetet sociale, kryetari Orce Gjorgjievski shkroi:

“Sot në mbrëmje pata nderin të marr pjesë në përkujtimin e Hanukës, festës së dritës, shpresës dhe qëndrueshmërisë. Hanuka na kujton rëndësinë e lirisë, tolerancës fetare dhe respektimit të ndryshimeve dhe vlerave mbi të cilat ndërtojmë shoqërinë tonë të përbashkët. Uroj pjesëtarët e komunitetit hebre dhe shpresoj që kjo festë të sjellë paqe, shëndet dhe dritë në çdo shtëpi”, shkroi Gjorgjievski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com