Mbi 12 orë pritje në kufirin Hungari–Serbi po përjetojnë sot mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut. Një mërgimtar ka dërguar në redaksinë e portalit TS një video, ku shihen njerëz të sëmurë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe ndihma e shpejtë për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore pas pritjeve të gjata në temperatura shumë të ulëta.

Sipas tij, nga gjithsej 46 autobusë me mërgimtarë nga Maqedonia e Veriut, pas mbi 12 orësh pritje vetëm 16 kanë arritur të kalojnë kufirin.

“Kjo është tmerr dhe maltretim i madh. Ja, sapo arriti ambulanca ka njerëz të sëmurë dhe askush nuk po ndërmerr masa për ta përshpejtuar procesin në kufi dhe në doganë”, thotë mërgimtari për TS.

Ai bën apel që shteti i Maqedonisë së Veriut të ndërmarrë hapa konkretë dhe të intervenojë pranë Qeverisë së Serbisë, me qëllim që të lehtësohen ose të përshpejtohen procedurat kufitare dhe të mos maltretohen qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Deri më tani nuk ka asnjë sqarim nga autoritetet e Serbisë lidhur me arsyen e pritjeve kaq të gjata në kufi, ndërsa as nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur ndonjë reagim apo informacion zyrtar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com