Problemet me pagesat e ndihmës sociale, për të cilat pati reagime të mëdha në publik, ishin disa ditë dhe janë të zakonshme çdo muaj, këtë e theksoi në intervistë për Radion Evropa e Lirë zëvendësministri i Politikës Sociale, Gjoko Velkovski. Ai foli edhe për boshllëkun në fondin e pensioneve, duke thënë se problemi është se numri i pensionistëve është shumë afër atij të të punësuarve, ndërsa një pjesë e madhe e qytetarëve nuk duan të punojnë dhe marrin mbrojtje sociale, dhe për këtë arsye është e nevojshme riprogramimi i sistemit.
“Në sistemin e mbrojtjes sociale sot kemi 32 mijë familje që përdorin ndihmën minimale të garantuar. Kjo do të thotë familje ku kemi gjyshe, gjysh, baba, nënë, vajzë, djalë, shumica e të cilëve janë të rritur dhe të aftë për punë si qytetarë. Pra, kemi potencial nga ku mund të përdorim fuqinë punëtore, mendoj se deri në këtë moment ka mjaftueshëm, por duhet ta riprogramojmë sistemin literal”, theksoi Gjoko Velkovski, zëvendësministër i Politikës Sociale.