Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan sot një tjetër anije cisternë që ishte ankoruar në Venezuelë.

Lajmi u bë I ditur nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem në një postim në platformën X.

“SHBA-të do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon”, tha ajo.

Roja Bregdetare ra në gjurmët e anijes me ndihmën e Pentagonit

Sipas disa mediave amerikane anija u sekuestrua në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës.

Gazeta New York Times raportoi se ajo ishte me flamur panamez dhe mbante naftë venezueliane.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com