Autoritetet izraelite kanë miratuar krijimin e 19 vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Në këtë mënyrë ka shkuar në 69 numri total i vendbanimeve që kanë marrë dritën jeshile në tre vitet e fundit.

“Propozimi i Ministrit të Financave Bezalel Smotrich dhe Ministrit të Mbrojtjes Israel Katz për të shpallur dhe zyrtarizuar 19 vendbanime të reja në Jude dhe Samari u miratua nga këshilli i sigurisë i qeverisë”, njoftuan autoritetet.

Ai theksoi se synojnë të parandalojnë krijimin e një shteti terrorist palestinez.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com