Sot pritet të mbahet një seancë e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), në të cilën Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë çështje që lidhen me standardin e punëtorëve.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se në rendin e ditës të shpallur nuk përfshihet një pikë për rritjen e pagës minimale. LSM kërkon që paga minimale të jetë 600 euro.

Nënkryetari i LSM-së, Ivan Pesevski, për “Telma” tha se nëse çështja e pagës minimale nuk vihet në rend të ditës, do të pasojnë protesta dhe greva.

Nga LSM thonë se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, ata do ta radikalizojnë luftën sindikale, me mesazhin: “Ose 600 euro pagë minimale dhe vendosja si pikë në rend të ditës, ose protesta”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume