Maqedonia dhe Turqia po thellojnë bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës, teknologjisë
dhe inovacionit. Me Marrëveshjen e nënshkruar nga ministrat e Arsimit dhe Shkencës së
Maqedonisë dhe Turqisë, Vesna Janevska dhe Jusuf Tekin, të dyja shtetet do të
bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacion dhe publikime shkencore në fushën e arsimit
formal dhe joformal, si dhe do të inkurajojnë shkëmbimin e akademikëve, ekspertëve të
arsimit, mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të mesme. Është pranuar shkëmbimi i
përvojave në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit profesional si dhe trajnimit dhe
kualifikimit të mësimdhënësve dhe mësimit të përjetshëm, organizimit të programeve të
trajnimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta. Është harmonizuar shkëmbimi i përvojave
lidhur me teknologjitë e reja arsimore, si dhe në fushën e përgatitjes së planeve dhe
programeve mësimore.
Me Marrëveshjen mundësohet që nxënësit të marrin pjesë në gara shkencore dhe kulturore që
organizohen në të dy vendet, promovohen bashkëpunimi për zhvillimin e programeve të
përbashkëta, si dhe binjakëzimi i shkollave.
Është rënë dakord që si lëndë me zgjedhje të mësohen “Gjuha dhe kultura e turqve”
përkatësisht “Gjuha dhe kultura e maqedonasve” në Maqedoni dhe Turqi. Gjithashtu është
paraparë ndarja reciproke e bursave për nxënësit e shkollave të mesme.
Grup i përbashkët pune do të kujdeset për zbatimin e Marrëveshjes.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com