Aksioni performativ "Çaj kundër gjuhës së urrejtjes" synon të flasë me zë të lartë kundër gjuhës së
urrejtjes dhe pranisë së saj në narrativat e përditshme publike dhe online, dhe do të vendoset në
rr.Maqedonia, pranë Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës.
Aksioni bazohet në ndërveprimin e drejtpërdrejtë me kalimtarët dhe përdor një simbol të thjeshtë, por
të rrënjosur thellë në kulturën tonë – çajin. Në jetën e përditshme të qytetarëve të Maqedonisë, çajrat
dhe bimët përdoren tradicionalisht si ilaç për trupin, por edhe si një moment për qetësim, bisedë ose
heshtje. Kjo është arsyeja pse, "Çaj kundër gjuhës së urrejtjes" e përdor çajin si mjet për të menduar
racional, duke ngadalësuar reagimet impulsive dhe duke ndaluar ofendimet dhe stereotipet automatike.
Në atmosferë para Vitit të Ri, me skenografi simbolike, qytetarëve do t'u jepet çaj dhe një rrëfim i
shkurtër rreth asaj se çfarë është gjuha e urrejtjes, pse është e dëmshme dhe si secili prej nesh mund të
reagojë dhe të kontribuojë në parandalimin e saj. Disa nga kalimtarët dhe ata të interesuar do të marrin
edhe një pako të vogël "Çaj kundër gjuhës së urrejtjes" për ta marrë në shtëpi, me mesazhe bazë dhe
udhëzime për përgatitje që, përmes heshtjes dhe përmbajtjes, simbolikisht bën thirrje për komunikim të
përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm.
Për të arritur efektet më të mira, qytetarëve u kërkohet t'i përmbahen në mënyrë strikte udhëzimeve
për përdorimin e "Çajit kundër gjuhës së urrejtjes", sepse me përdorimin e duhur, efektet afatshkurtra
të "veprimit" të tij mund të arrijnë deri në 100%.
Çaji rekomandohet të përdoret gjatë shikimit të lajmeve, gjatë aktivitetit të shtuar në rrjetet sociale, si
dhe gjatë festave dhe kremtimeve. Filxhani mbahet me të dyja duart, pihet një gllënjkë dhe mbahet në
gojë për të paktën pesë minuta – pa folur. Pasi të ketë kaluar koha, çaji gëlltitet dhe procedura
përsëritet.
Në këtë mënyrë, arrihet një efekt i menjëhershëm – pamundësi e përkohshme, por efektive e çdo forme
të gjuhës së urrejtjes.
Aksioni "Çaj kundër gjuhës së urrejtjes" përmes humorit, performancës dhe zakoneve të përditshme çel
hapësirë ​​për mesazh të qetë, por të qartë: ndonjëherë, përgjigja më e fortë ndaj urrejtjes është të
ndaleemi, të heshtim dhe të mendojmë.
Ky aksion është përgatitur nga Qendra për Arte Bashkëkohore – Shkup në kuadër të projektit Rrjetit për
diversitet 2.0 – Agjenda e re e zbatuar nga Shoqata për avancimin e praktikave gazetareske "Innovative
Media – Shkup".

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com