Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur për Nevzat Bejten si kandidat të koalicionit VLEN në Gostivar. Ahmeti theksoi se Izet Mexhiti në vitin 2013 ka qenë kundër kandidaturës së Bejtes, ndërsa sot është pikërisht ai që e ka propozuar, përcjell TS.

Sipas Ahmetit, Bejta nuk ka vepruar mirë që është larguar nga BDI, duke paralajmëruar se kjo mund t’i kushtojë në zgjedhje.
“Mexhiti ka qenë kundër Bejtes në vitin 2013. Nevzati ka dalë, por a ka bërë mirë? Nuk ka bërë mirë, sepse do të përfundojë keq. Nuk është mirë për Nevzatin,” deklaroi Ahmeti.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale, koalicioni AKI garon me Valbon Limanin, ndërsa VLEN me Nevzat Bejten në komunën e Gostivarit./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com