Pacientët po marrin një termin më të shpejtë në Klinikën e Traumatologjisë. Deri tani në uikend-aksion operimin, janë përfshirë më shumë pacientë, ndërkohë që ky numër sa vjenë e rritet. Është intensifikuar aksioni gjatë uikendeve në Klinikën Traumatologjike, tek sëmundjet ortopedike, anestezioni, reanimacioni dhe trajtimi mjekësor intenziv në Qendrën Urgjente (TOARILUC) në Shkup, kurse Lista e pritjeve për intervenime kirurgjike, gjithnjë e më tepër po zvogëlohet, që kur ekipi dr.Igor Merxhanovski vendosi të operojë pacientë edhe gjatë uikendit, me qëllim që pacientët të marrin intervenimet e nevojshme.
“Arsyeja kryesore ka qenë akumulimi disavjecar i pacientëve të cilët kanë pritur për ndërhyrje kirurgjike, gjë që në mënyrë plotësuese u shtua gjatë periudhës së pandemisë, por edhe për shkak të mungesës së kuadrit dhe trajtimit të kufizuar operativ. Prioriteti ynë është që pacientët të marrin me kohë shërbim cilesorë shëndetësor”, tha ndër të tjera dr.Merxhanski në intervistës për portalin “Republika”.
Deri tani në “uikend-aksionin” e ndërhyrjeve kirurgjike, janë përfshirë disa dhjetëra pacientë, kurse numri i intervenimeve të tilla, gjithë e më tepër po shtohet. Po kryhen ndërhyrje ortopedike e traumatologjike, përfshirë këtu edhe operacione korektive, pastaj ndërhyrje rekonstruive, ndërhyrje në shtyllën kurrizore, ekstremitete etj., për të cilët pacientët deri tani kanë pritur një kohë të gjatë.
Rezultatet nga këto “uikend-aksionet” janë të prekshme dhe shiheni si asnjëherë më parë. Listat e pritjeve për ndërhyrje gjithnjë e më tepër pozvogëlohen. (Republlika)