“Pushteti i Mickoskit po nxiton ta vërë nën kthetrat e veta prokurorinë dhe gjyqësorin. Qëllimi është kontroll i plotë mbi prokurorinë dhe varrosja e drejtësisë, për t’u shpëtuar përgjegjësisë për tenderët kriminalë që zhvillohen pas shpinës së qytetarëve.

Zgjedhja e ushtrueses së re të detyrës së Prokurores Publike të Shtetit është edhe një dëshmi për këtë. Anita Topalova Isajllovska njihet si prokurore që kërkoi shfuqizimin e lëndës ‘Talir’, në të cilën ishte i akuzuar edhe Nikolla Gruevski, dhe që kishte të bënte me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së,” thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së opozitare.
Nga partia shtojnë se “ajo është bashkëshorte e Ilija Isajllovskit, ish-zëvendësministër nga VMRO-DPMNE”.

“A është tani e qartë për të gjithë se çfarë po ndodh? Njësoj si në kohën e Gruevskit. Nuk do t’ju kalojë! Të gjithë do të mbani përgjegjësi! Puna nuk ka përfunduar!” theksojnë nga LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume