Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt ka miratuar vendimin për ekzistencën e një situate krize në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e vendit brenda shtatë ditëve të ardhshme.
Qeveria e vendit njoftoi se vendimi është marrë me propozim të Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit të Menaxhimit të Krizave.
“Ky vendim lind për shkak të pamundësisë për të siguruar mazut, e cila është e nevojshme për prodhim. Rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës do të transferohen pa kompensim dhe ‘ASH ESM’ ka detyrim të paraqesë një raport në qeveri dhe Ministrinë e Financave për konsumin e derivatit të naftës mazut”, tha qeveria.
Mgid