Një anije është fundosur në Mesdheun qendror, ku 116 persona kanë vdekur, ndërsa vetëm një u shpëtua nga një peshkatar tunizian, raporton Radiotelevizioni publik italian (RAI).
“Kundër heshtjes dhe indiferencës së autoriteteve, ne kërkojmë përgjigje. Familjet që kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur kanë të drejtë të dinë të vërtetën”, deklaron organizata humanitare. “Ata ishin nisur të enjten e kaluar dhe u kërkuan të hënën nga avioni Seabird i Sea-Watch.”
Alarm Phone pretendon se ka tentuar vazhdimisht të kontaktojë anijen përmes telefonit satelitor, por pa sukses.
“Ne njoftuam rojen bregdetare dhe OJQ-të përkatëse, pavarësisht se nuk kishim një vendndodhje GPS. Ne vazhduam të përpiqeshim të kontaktonim anijen përmes telefonit satelitor gjatë gjithë ditës, por përsëri pa sukses.”
“Kur kontaktuam Rojën Bregdetare Italiane, ata konfirmuan marrjen e email-it tonë, por menjëherë e ndërprenë telefonatën pa dhënë informacione ose siguri të mëtejshme”, vazhdon organizata, duke pretenduar se Roja Bregdetare Libiane “na informoi me telefon se nuk kishin shpëtuar ose kapur asnjë anije më 18 ose 19 dhjetor.”