Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, realizuan një takim të hapur me bashkëvendësit e Ravenit, ku u zhvillua një diskutim rreth nevojave dhe prioriteteve të kësaj zone.
Banorët e Ravenit shprehën mendimet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, ku dialogu i hapur u vlerësua si bazë për vendimmarrje të drejtë dhe projekte konkrete në interes të qytetarëve.
Kandidati Valbon Limani falënderoi banorët e Ravenit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se vetëm së bashku, me qytetarët, mund të ndërtohet një komunë më e zhvilluar dhe më e drejtë për të gjithë.