Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka përgëzuar Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve ndonëse ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, përcjell Tv21. Mexhiti tha se ky rezultat është lajm i mirë që vjen nga Kosova, ndërkohë shtoi se, është kënaqësi të shoh fitoren e re të Albin Kurtit.

“Një sihariq i mirë vie nga Kosova. Edhe një fitore e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I dashuri Albin, është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re, edhe më të madhe se në zgjedhjet e kaluara.


Zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, e rikonfirmojnë që Kosova tashmë ka krijuar një traditë të mirëfilltë demokratike, ku ka garë fer dhe të drejtë.

I dashur Albin,

Nga Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj”, ka shkruar Mexhiti!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com