Nëse deri më 15 janar nuk ka lehtësim të masave për transportuesit nga Ballkani, nga prilli na kanoset ngecje në furnizim
Nëse deri më 15 janar nuk ka lehtësim të masave për transportuesit nga Ballkani, nga prilli na kanoset ngecje në furnizim dhe rafte gjysmë të zbrazura. Shoferët e kamionëve kërkojnë që qëndrimi i tyre në vendet evropiane të mos jetë i kufizuar në tre muaj, por të jetë i pakufizuar si transporti detar, hekurudhor dhe ajror. Ata thonë se ligji i ri i Shengenit i kufizon shoferët që të mos mund të qëndrojnë në një vend evropian më shumë se 90 ditë.
“Shoqatat prej muajsh dërgojnë shkresa për ndryshimin e rregullave të reja të Shengenit, prej andej kanë marrë përgjigje se po mendojnë për gjetjen e një zgjidhjeje si dhënia e vizave pesëvjeçare, por ende nuk kanë filluar asnjë procedurë”, raporton gazetari Angel Dimovski.
Nëse nuk merren masa do të zvogëlohet importi i lëndëve të para, i mallrave për konsum të gjerë, i barnave dhe i gjërave të tjera.
“Do të zvogëlohet furnizimi me lëndë të para, edhe me mallra për konsum të gjerë, edhe me barna dhe me gjëra të tjera, pasi të gjitha shtetet tona janë të varura nga importi. Kjo do të thotë se do të ketë probleme në tërë ekonominë. Një numër i madh i transportuesve po mendojnë të hapin kompani në Bashkimin Evropian. Nëse nuk merret asgjë do të kemi rafte gjysmë të zbrazura nëpër dyqane. Pasoja do të ketë edhe te ato kapacitete prodhuese që punojnë me lëndë të para të cilat duhet t’i sjellin nga jashtë, që do të thotë gjithçka do të shtyhet dhe do të rriten shpenzimet për gjithçka”, tha Biljana Muratovska – Makam Trans.
Nëse transportuesit nga vendi ndalojnë importin, do të përballemi me çmime jashtëzakonisht të larta dhe rritje të inflacionit.