Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen shprehet se anëtarësimi në Bashkimin Evropian i Ukrainës, është një ndihmë për Kievin dhe për vetë Evropën.
Komenti i zyrtares së lartë evropiane u bë në platformën e saj sociale në X, ku njoftoi bisedimet me udhëheqësit evropianë për Ukrainën.
“Pata një bisedë produktive me udhëheqësit evropianë rreth mbështetjes sonë për Ukrainën, sigurinë e saj dhe rindërtimin e vendit.
“Në fund të fundit, prosperiteti i një shteti të lirë ukrainas qëndron në anëtarësimin në BE. Është gjithashtu një garanci themelore e sigurisë. Anëtarësimi nuk u sjell dobi vetëm vendeve që i bashkohen Unionit: siç e tregojnë valët e njëpasnjëshme të zgjerimit, ai i sjell dobi të gjithë Evropës”, shkroi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në X.
Udhëheqësit evropianë u takuan këtë mëngjes posaçërisht për të diskutuar luftën në Ukrainë, njoftoi një zëdhënës i qeverisë polake.
Ndërkohë, Moska po hedh poshtë pretendimet e Kievit dhe mediave perëndimore se nuk ka pasur sulm me dron ndaj rezidences së Putinit në Valdai. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, e deklaroi këtë në konferencën e sotme.
“Zelensky po përpiqet ta mohojë këtë, dhe shumë media perëndimore, që i shërbejnë regjimit të Kievit, po fillojnë ta bëjnë të duket sikur kjo nuk ka ndodhur”, tha Peskov, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass./ ANSA.