Përparimi teknologjik i Kinës në vitin 2025 nuk ishte as i vogël e as i kufizuar në qarqet e specialistëve, por ishte i hapur për sytë e publikut dhe shpeshherë ndodhi në forma të papritura.

“DeepSeek” ndoshta ishte sinjali më i fortë. Përparimi i shpejtë i tij tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, pasi u bë e qartë se modelet e mëdha gjuhësore kineze kishin hyrë në nivelin më të lartë botëror, si nga aftësia, ashtu edhe zgjerueshmëria. Disa vëzhgues vunë re se teknologjia e tij konkurronte me atë të zhvilluar nga krijuesi i “ChatGPT”, “OpenAI”, por me një kosto mjaft më të vogël.


Përtej inteligjencës artificiale, teknologjia hyri gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme. Robotët humanoidë vrapuan maratona, kërcyen dhe luajtën futboll, jo si reklamë, por si demonstrim i koordinimit, qëndrueshmërisë dhe aftësisë për të mësuar.

Në kafe dhe dyqane, robotët e shërbimit u hodhën kafe dhe u shpërndanë ushqim klientëve me efikasitet në rritje. Në rrugët publike u testuan makina me vetëdrejtim të Nivelit 3, duke u lejuar atyre të merrnin kontrollin e plotë të detyrave të drejtimit në kushte të përcaktuara, një hap i rëndësishëm ky drejt zbatimit në shkallë të gjerë.

Ndërkohë, përparimi vazhdoi në frontin teknologjik. Kirurgjia nga largësia zgjeroi kufijtë e mjekësisë moderne, teksa mjekët në Pekin kryen procedura në largësi ultra të madhe në Lhasa të Rajonit Autonom të Xizang-ut të Kinës. Në të njëjtën kohë, përparimet në hapësirën ajrore, shkencën e materialeve, bioteknologjinë dhe kërkimin kuantik u bënë me ritme të qëndrueshme.

Inovacioni energjetik ndoqi një trajektore të ngjashme. Eksperimenti me “diellin artificial” të Kinës e sollën më afër fuzionin bërthamor në zbatim praktik, duke forcuar shpresat për një burim energjie të pastër dhe gati të pafundmë në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, projektet si “Super Carbon-1” përparuan drejt komercializimit, duke e shndërruar nxehtësinë e mbetur industriale në energji të përdorshme elektrike.
Nëse i shohim bashkë, këto përparime kanë një trajektore të ngjashme. Inovacioni në Kinë nuk është më në gjendje fragmentare a eksperimentale. Ai është sistematik, i orientuar drejt zbatimit dhe i integruar në aktivitete më të gjera ekonomike.

Kjo tregon një transformim të thellë në sektorin industrial të Kinës. Eksportet e teknologjisë së lartë kërkojnë zinxhirë të plotë furnizimi, forcë pune të specializuar, infrastrukturë të qëndrueshme dhe investime të vazhdueshme në kërkim. Këto nuk bëhen brenda natës, as kopjohen thjesht nga të tjerët.

Vënia e theksit te shkenca e teknologjia prej Kinës ka qenë e dukshme për një kohë të gjatë, por arritjet e fundit kanë sjellë besueshmëri të re. Në një artikull të zyrtarit të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, Yin Hejun, thuhet që më 2024, Kina renditej në vendin e 10-të të botës në aftësinë e inovacionit të përgjithshëm kombëtar. Shpenzimet totale për kërkim dhe zhvillim eksperimental i kaluan 3.6 trilionë juanët (rreth 510 miliardë dollarë). Kina është renditur në vendet e para të botës për disa vjet radhas për numrin e artikujve shkencorë ndërkombëtarë me nivel të lartë, aplikimet për patenta ndërkombëtare dhe personelin e kërkimit dhe zhvillimit.

Këta tregues kanë rëndësi, sepse inovacioni zhvillohet në denduri. Ai kërkon një numër të madh studiuesish, investim të vazhdueshëm dhe institucione të afta që t’i shndërrojnë idetë dhe konceptet në produkte.
Po ai i rëndësishëm është edhe roli që luan teknologjia në zhvillimin më të gjerë shoqëror dhe ekonomik. Politika e inovacionit në Kinë është e lidhur ngushtë me ngritjen e nivelit industrial, përmirësimin e kujdesit shëndetësor, tranzicionin energjetik dhe qeverisjen digjitale.

Përparimi shkencor nuk është thjesht një synim abstrakt, por ai përbën edhe një mjet praktik për të përballuar sfidat strukturore. Një gjë e tillë ndihmon për të shpjeguar përse përparimet po dalin gjithnjë e më shumë jashtë laboratorëve, duke shkuar deri te fabrikat, si edhe nga tregu vendas drejt tregjeve ndërkombëtare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com