Presidenti amerikan Donald Trump organizoi mbrëmjen e Vitit të Ri në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, ku një pikturë live e Jezu Krishtit u shit në ankand për 2.75 milionë dollarë.

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania mbërritën së bashku në event. I pyetur për rezolutën e Vitit të Ri, Trump u përgjigj: “paqe në Tokë”, ndërsa refuzoi të komentojë deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për luftën me Rusinë.

Gjatë mbrëmjes, Trump prezantoi artisten Vanessa Horabuena, e cila realizoi pikturën përpara të ftuarve, mes tyre edhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Ankandi u hap me 100 mijë dollarë dhe përfundoi me ofertën fituese prej 2,75 milionë dollarësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume