Zv/kryeministri i parë Bekim Sali lidhur me vdekjen e Akademikut Nexhat Daci ka thënë se kontributi i tij në ndërtimin e Kosovës do të mbetet i përhershëm.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Nexhat Dacit, ish-Kryeparlamentar i Republikës së Kosovës dhe figurë e shquar akademike e institucionale. Kontributi i tij i çmuar në ndërtimin e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës do të mbetet i përhershëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve dhe bashkëpunëtorëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com