Shtetas i Maqedonisë i zhdukur pas zjarrit në Zvicër, familja kërkon ndihmë për gjetjen e të riut Stiven
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, Stiven Ivanovski, rezulton i zhdukur pas zjarrit të madh që shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në një lokal nate në qendrën turistike zvicerane Crans-Montana.
Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka shpërthyer gjatë festës së ndërrimit të viteve, duke shkaktuar kaos dhe panik mes të pranishmëve. Autoritetet zvicerane raportojnë për dhjetëra viktima dhe mbi njëqind persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitale të ndryshme të vendit.
Familja e Stiven Ivanovskit ka humbur çdo kontakt me të pas incidentit dhe përmes rrjeteve sociale ka bërë apel publik për ndihmë në gjetjen e tij. Sipas tyre, ai është parë për herë të fundit në afërsi të lokalit ku ndodhi zjarri.
Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë ndonjë informacion për Stivenin, ose nëse ai është dërguar në ndonjë spital në Zvicër, të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit:
📞 076 415 0868
📞 076 385 7165
📞 078 229 5745
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa kërkimet për personat e zhdukur janë ende në zhvillim.